FOTO-LAJM / Turistja kërkon birrë dhe hashash në Shkodër

358

Shkodra është një qytet që frekuetohet jo pak nga turistet dhe kjo ndodh thuajse në të gjitha muajt e vitit.

Destinacioni kryesor mbetet kalaj e Rozafës, por edhe pika të tjera turistike rreth e qark qytetit që nga Shiroka e deri tek grykederdhja e Bunës.

Në mesin e turisteve, korrespodenti i Vizion Plus në këtë qytet Mark Gjeka ka shkrepur një foto interesante të një turisteje të ulur këmbëkryq në një nga rrugicat e Shkodrës ku mbante në dorë një cope kartoni ku kishte shkruar

For beer and weed, përkthyer në shqip: Për birrë dhe bar.
Pak e vështirë të kuptosh cili është kuptimi i këtij shkrimi,, por me siguri mund të kuptojme lehtësisht që turistja me gjasë është nga Holanda.