E dashura franceze e djalit të Inva Mulës surprizon “vjehrrën” e saj.

454

Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos, Anthony ka ardhur në Shqipëri me të dashurën e tij franceze Marie.

Ata kanë kaluar pushimet në bregdetin shqiptar dhe mbrëmjen e djeshme çifti ka shoqëruar Invën në një koncert në Korçë. Marie ka publikuar disa momente nga koncerti i Invës dhe ky është një gjest mjaft i veçantë për të cilin Inva duhet të ndihet shumë e lumtur.

Anthony dhe Marie prej disa kohësh janë në një marrëdhënie dhe tashmë që e ka sjellë të vizitojë vendin e tij, duket se gjërat kanë marrë një tjetër drejtim. Gjithashtu Anthony, i cili ka ndjekur rrugën e prindërve, do të performojë në “Sunny Hill” në Prishtinë në 4 gusht.