Deri në sa vjeç pritet të jetojnë shqiptarët?

385

Shqiptarët pritet të jetojnë mesatarisht deri në 77.9 vjeç, ku femrat pritet të jenë një jetëgjatësi 4 vjet më shumë sesa meshkujt, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat për pritshmërinë për të jetuar kur lind.

Në raport me vendet e tjera të rajonit, jetëgjatësia është më e lartë. Më e ulët është në Bullgari, Rumani rreth 75 vjeç, Serbia 75.3, Maqedonia e Veriut 75.5, Mali i Zi 76.5, Kroacia 77.8.

Për femrat shqiptare, ky tregues është më i lartë sesa meshkujt, me gratë që janë pritshmëri për të jetuar deri në 80.1 vjeç dge meshkujt 76.4 vjeç.

Pritshmëria për të jetuar kur lind është numri mesatar i viteve që një fëmijë i porsalindur pritet të jetojë, duke pasur parasysh kushtet aktuale të vdekshmërisë dhe probabilitetit për të ndërruar jetë në çdo moshë.