Çfarë ndikimi kanë përbërësit në domate

320

A e keni ditur se përbërësit në domate parandalojnë sulmin në tru.

Rezultatet e një studimi, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 1.031 meshkuj, kanë treguar se personat të cilët në gjakrrjedhjen e tyre kishin më shumë likopen ishin më së paku të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u prekur nga sulmi në tru.

Niveli i likopenit në gjak te pjesëmarrësit ishte matur në fillim të studimit, përderisa studiuesit i kishin vëzhguar gjendjen për 12 vjet rresht.

Ata ishin ndarë në katër grupe në bazë të sasisë së likopenit në gjak. Në grupin e 258 meshkujve me sasi të pakët të likopenit ishin vërtetuar 25 sulme në tru dhe 11 sulme të tjera te 259 meshkuj.

Rezultatet kanë vërtetuar se rreziku për të pësuar sulm në tru ishte për 55% më i vogël tek ata persona që kishin sasi më të madhe të likopenit në gjakrrjedhje.