Ura që mban emrin ‘Erion Veliaj’, qytetari: Frikë se humbas të fejuarën që kalon mbi të çdo ditë

352

Ura Lal Plehu. Kështu e emërton ish kryeministri Sali Berisha një urë në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Reagimi i Berishës vjen pas reagimit të një qytetari, i cili shpreh frikën për njerëzit që kalojnë çdo ditë mbi të.

Gjendja e urës është shumë e rënduar, siç shihet edhe në foton e mëposhtme. Ndërsa kujtojmë se është edhe një prej premtimeve të pambajtura të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kjo është ura qe mban emrin Lal Plehu, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa poston edhe mesazhin e emigrantit dixhital.

Pershendje z.Berisha! Kjo ura si ne epoken e gurit ndodhen ne Babrru ajo ure lidha banoret e asaj zone me kryeqytetin lidh lagjen e Mermerit me 5 majin dhe ka rilindur se bashku me lali erin! Ps! Kam hall se po humbas te fejuaren time qe kalon aty cdo dite.A mos valle meritojme ne te hyme ne BE me kto standarte!?