Pranga të riut që i ofroi 1 mijë lekë ryshfet policit të rrugores

326

Policia Rrugore e Lezhës godet një rast të mitëdhënies dhe arreston në flagrancë drejtuesin e një automjeti.

Shtetasi B. P., 22 vjeç, banues në Vig, Shkodër, i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.

Ky shtetas në aksin rrugor Thumanë – Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 1000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.