Nëse keni bërë gjumë kështu, atëherë keni gabuar

335

Kur është moti i nxehtë asesi nuk mund të flini rehat.

Në këto temperatura të larta, ka shumë mundësi se jeni në mesin e personave që e kanë problem të flenë.

Shumë njerëz vendosin të flenë zhveshur, të flenë afër dritares ose ta lënë freskoren ndezur për të mos u zgjuar nga gjumi të mbushur me djersë.

Sidoqoftë, opsioni i fundit mund të mos jetë edhe aq fitimprurës për shëndetin tuaj – për disa arsye madje.

Eksperti i gjumit, Mark Reddick beson se ka disa avantazhe dhe disavantazhe kur bëhet fjalë për fjetjen me freskore ndezur.

Avantazhet përfshijnë një temperaturë të kontrolluar të dhomës, qarkullim konstant të ajrit, etj.

Sidoqoftë, disavantazhet duket se peshojnë më shumë.

Një nga disavantazhet më të mëdha të të fjeturit me freskore ndezur është tendenca për të nxitur reaksione alergjike për shkak të sasisë së polenit dhe pluhurit që ato mund shkaktojnë në sinuset tuaja.

Ata që vuajnë nga alergjitë, astma apo gripi mund të kenë shumë probleme gjatë natës.

Edhe ajri i tharë që freskoret e prodhojnë mund të shkaktojë probleme. Ky ajër mund ta shkaktojë tharjen e lëkurës dhe të fytit, e gjithashtu mund të shkaktojë edhe acarim në sy.

Kanalet e hundës dhe sinuset po ashtu mund të ndikohen nga ajri i tharë dhe kjo mund të shpie në mukuz dhe dhimbje koke.