Fëmijët nën 14 vjeç nuk do të lejohen në qendrat e internetit pa prindërit.

317

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale propozoi moslejimin e fëmijëve nën moshën 14 vjeçare në qendrat e internetit, nëse nuk janë të shoqëruar nga prindërit. Një propozim i tillë është miratuar nga qeveria.

Ky vendim u mor me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga informacioni i shumëllojshëm në internet, që mund të jenë i rrezikshëm dhe aspak edukues për ta. Po kështu, në këtë mënyrë mbrohet edhe më mirë privatësia dhe identiteti i të miturve, që mund të bien pre të përdoruesve të rrjeteve sociale.

Teknikisht besoj që nga ana praktike, një fëmijë deri-diku duket, është e dukshme kur hyn në një sallë interneti për moshën e tij, u shpreh Alma Tandili, kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat e Mbrojtes së Fëmijëve. Megjithatë do kërkohet që fëmijët të shikohen dhe të shoqërohen.

Deri tani, reagimi i prindëve ka qenë pozitiv dhe po kështu është pritur vendimi edhe nga qendrat e internetit. Në vijim, do të publikohen informacionet përkatëse për mënyrën si do të realizohet kontrolli.