Ditëlindja e Zahos, Edi Rama ndan foton e veçantë.

820

Në orët e vona të mbrëmjes Rama ka publikuar imazhin më të bukur të vogëlushit me vëllain e tij të madh, Greg. Kryeministri ka postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram një foto shumë të veçantë të dy vëllezërve, në të cilën Zaho shihet i lyer në fytyrë si ‘Spiderman’ dhe i ulur në prehrin e Greg.

Rama ka vënë në dukje faktin se mes tyre ka 25 vite diferencë, diçka që mesa duket nuk ndikon aspak në lidhjen mes Greg dhe Zahos. Vëllezër në momentin kur njëri sa është bërë 5 dhe tjetri përgatitet të bëhet 30, ka shkruar kryeministri në foton e publikuar.