Vonesa e ciklit, sa ndikon stresi?

425

Ka shumë pak momente në jetë kur ndihemi të qetë dhe këtë na duhet ta pranojmë. Dhe gjëja e fundit që duam kur jemi në një stil jete të tillë, të paktën është të pasurit e një cikli menstrual të rregullt.

Për fat të keq, trupat tanë reagojnë ndaj stresit në të njëjtën mënyrë që ne reagojmë ndaj enëve të pista në lavaman apo ndaj rrëmujës në kuzhinë.

E vërteta është se stresi mund të ndikojë patjetër në periodat tona. Por nëse kujdesemi për trupin tonë, mund të përpiqemi ta zbusim efektin. Për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh me periodat tona, kemi zgjedhur Dr. Sheila Loanzon, obstetre-gjinekologe me të cilën do të flasim për këshilla dhe detaje konkrete mbi këtë çështje.

Çfarë ndodh kur cikli ynë shtyhet?

Së pari dhe më kryesorja, gjithçka zbret në shkencën e trupit. Kemi një cikël shumë delikat që ndodh, thotë Dr Loanzon. Ka diçka në trurin tuaj të quajtur hipotalamus që kontrollon nivelet e hormoneve, e praktikisht edhe periodat tuaja. Ka sinjale shumë të sakta që i jepen gjëndrës së hipofizës dhe kjo i tregon trupit tuaj se çfarë të bëjë me sistemin riprodhues. Me fjalë të tjera, kjo pjesë e trurit kontrollon se si hormonet interpretohen në trup.

Pra, a mund ta shtyni vonesën e periodave tuaja?

Stresi definitivisht mund të vonojë ciklin tuaj. Ai gjithashtu mund të bëjë që ciklet tuaja të jenë shumë afër nga njëri-tjetri. E në disa rastë të tjera më specifike dhe delikate mund të çojë edhe në mungesë të plotë të ciklit. Gjëja e rëndësishme për t’u theksuar është se stresi nuk ndikon në periodat e të gjitha grave në të njëjtën mënyrë. Është kaq e ndryshme, vë në dukje Dr. Loanzon. Një stres i caktuar që mund të prekë një person nuk mund të prekë domosdoshmërisht një person tjetër në të njëjtën mënyrë.

Por, nëse nuk bëhet fjalë për stres?

Para se të dilni në ndonjë përfundim, e dini se stresi nuk është e vetmja gjë që mund të vonojë ose të rregullojë periodat tuaja? Nëse jeni seksualisht aktiv dhe nuk përdorni kontraceptivë ose prezervativë, është gjithmonë një ide e mirë për të marrë një test shtatzënie. Nëse jeni në kontrollin e lindjeve ose në një formë tjetër kontraceptive hormonale, kjo mund të ndikojë edhe në ciklin tuaj. Sipas Dr. Loanzon, këto forma të kontracepsionit mund ta bëjnë shtresën e mitrës të hollë, çka nuk çon më pas në një cikël menstrual. Një tjetër fajtor potencial kontraceptivët e emergjencës.

Kur duhet të shkoni te doktori?

Nëse periodat tuaja shtyhen për një ose dy ditë, nuk ka arsye që të shqetësoheni. Por nëse jeni seksualisht aktive, keni marrë një test shtatzëni dhe rezultati ishte negativ, Dr. Loanzon rekomandon që të vizitoni mjekun nëse keni vonesë me një ose dy javë. Shumica e vonesave shfaqen brenda një ose dy javë pas ciklit të humbur, thotë ajo.

Si mund të ulni nivelet e stresit?

Përderisa nuk ka pilulë magjike ose shtojcë për të zhdukur të gjithë stresin tuaj, ka shumë mënyra për të frenuar stresin . Së pari: dieta dhe stërvitja. Sigurisht, mund të tingëllojë si diçka e përsëritur, por trupi juaj ka një shans më të mirë për të rimarrë dhe stabilizuar veten nëse keni ushqyes të shëndetshëm në dispozicionin tuaj.

Një hamburger i rastësishëm me një birrë nuk është çështje alarmuese, por nëse ky është ushqimi juaj çdo ditë, atëherë aftësitë e përballimit të trupit bie sepse nuk ka rezervë ushqyese për të, përfundon doktoresha e njohur.