Probleme me pronat në Theth / Banorët: Nuk na i kthejnë, i kemi prej shekujsh

364

Ndonëse është një nga zonat më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj, Thethi vazhdon të vuaj nga probleme të shumta, ku sipas banorëve më i rëndësishmi është konflikti per pronat.

Gjatë një takimi ku u prezantua ngritja e komiteti per Menaxhimin e Parkut Kombëtar, banorët i kërkuan prefektit të Shkodrës Cesk Millja ti kushtojë më shumë vëmendje kësaj cështjeje.

Prefekti premtoi se ne takimin e pare me Kryetaret e Bashkive, do te diskutojë këtë problem për ti dhënë zgjidhje.

Ndërkohë, Drejtori i Zonave te Mbrojtura ne Shkodër Agim Dardha siguroi se komiteti i menaxhimit te parkut kombëtar do të adresojë të gjitha shqetësimet.

Thethi vitet e fundit numëron një numër prej 80 mije turistesh por nga ana tjetër investimet në zonë kanë qenë të pakta .