Një dasmë e fshehtë në Itali, këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë.

426

Ndryshe nga dasmat madhështore të personazheve të njohur të cilët zënë faqet e shtypit rozë ka edhe disa personazhe, të cilët këtë moment duan ta shijojnë vetëm për vete.

Këtë gjë ka bërë edhe këngëtarja shqiptare Hersi Matmuja. Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë në Puglia të Italisë. Ajo nuk ka publikuar asnjë foto në Instagram, por News 31 ka zbuluar disa prej momenteve të Hersit të veshur me fustan nusërie.

Hersi ka qenë fituese e Festivalit të 52 në RTSH me këngën Zemërimi i një nate dhe prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë.