Ajo është vajza e këngëtarës së dekadave në Ansamblin Mirdita, Bardhe Gega Jaku. E rritur në emigracion, Aurora jeton sëbashku me familjen në Londër prej disa viteve kur dhe janë larguar nga Italia ku kanë punuar e jetuar po për disa vite rrjesht.
Si zakonisht ajo po shkonte në punë ndërkohë që prej larg ka parë një çantë afër metrosë ku kalonin njerëz të shumtë. Mendja i ka punuar në atë çast vetëm për dicka si e si të ecte sa më shpejt për ta marrë e para çantën, që dukej e gufosur nga gjërat që kishte brenda. Ka thënë me vete, ta marr unë sa më parë, sepse ajo çantë do shkonte e sigurtë në duart e personit që i kishte rënë.
Me ta marrë, duke e parë se ishte e mbushur me para dhe dokumente, e ka dorëzuar menjëherë në polici. Në çantë rezultoi të kishte rreth 3 mijë paund, kartë bankomati, telefon e sende të tjera personale.
Ajo është përgëzuar nga autoritetet, të cilët e kanë lajmëruar zonjën në fjalë, ndërkohë që Aurorës nga zonja londineze, që kishte humb çantën, i është shprehur mirënjohja edhe me këtë tufë me lule dhe me një dedikim, që ia dërguan Aurorës tek vendi i punës. Koleget e saj janë gëzuar pa masë për këtë gjest të shoqes së tyre, po ashtu edhe kompania ku ajo punon.