18 vite në sistemin e prokurorisë dhe së fundmi edhe drejtues i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, nuk kanë mjaftuar që Elvin Gokaj të ishte i aftë profesionalisht
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndryshe nga herët e tjera kur gjyqtarët dhe prokurorët i ka shkarkuar për shkak të pasurisë, drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gjokaj e ka shkarkuar si të paaftë profesionalisht
Për këtë arsye, KPK ka vendosur që Gjokaj t’i rikthehet edhe një herë Shkollës së Magjistraturës për një vit, në mënyrë që të aftësohet nga ana profesionale
Ky është një nga rastet e paprecedentë më parë, kur një prokuror me 18 vite karrierë dhe i promovuar deri në drejtues të Prokurorisë së Apelit të rezultojë i paaftë nga ana profesionale.