Familja Gjebrea fillon pushimet.

386

Familja Gjebrea është bashkuar për t’u nisur drejt Vienës në Austri. Të gjithë së bashku kanë nisur pushimet duke zbuluar kështu edhe destinacionin e parë. Siç ka treguar moderatori i njohur Ardit Gjebrea, ata kanë bërë një tur në qytetin e njohur duke vizituar vendet më të veçanta.

Detajet nga eksperienca si turistë janë zbuluar nga fotot e publikuara prej tij. Në qendër të së parës që ai ka ndarë me ndjekësit, ku fokusi është tek vajza dhe bashkëshortja, ai ka shkruar Dy shoqet, duke treguar kështu gjithçka për raportin perfekt që kanë nënë e bijë me njëra tjetrën.

Foto të tjera kanë pasuar, ndër to edhe një e Jonit me Anën e vogël ku shkruhet Dashuri e pakushtëzuar. Pak ditë më parë Arditi ka mbyllur një tjetër sezon të suksesshëm televiziv dhe e gjithë vera, siç ka bërë me dije vetë ai, do i kushtohet së voglës dhe familjes së tij.