Aktori mes lotësh: Nuk do lejoj që fëmijët e mi të rriten në dik’taturë (Video)

367

Neritan Liçaj është një prej aktorëve më aktiv në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kjo u pa edhe sot kur forcat e shumta të policisë kanë rrethuan godinën.

Siç shihet në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, pasi ka shkëmbyer fjalë me efektivët Liçaj ka shpërthyer në lot

Nuk do të lejoj që fëmijët e mi të rriten në diktaturë është shprehur aktori gjatë protestës.

Qeveria kërkon shembjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një objekti të ri, por kjo kundërshtohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që thekson se godina aktuale është pjesë e trashëgimisë kulturore.