Edi Rama e shkarkoi, reagon Ditmir Bushati

392

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, shkarkoi Ditmir Bushatin nga posti i drejtuesit politik të Qarkut të Shkodrës, duke e zëvendësuar me Valdrin Pjetrin.

Këtë vendim, Rama e njoftoi në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

Pas përfundimit të Asamblesë, Bushati iu përgjigj interesit të mediave duke u shprehur Të jeni të qetë, do të ketë komunikime të mëtejshme. Nuk ka rendësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet për të cilat jam angazhuar.

Kur u pyet nëse ishte ai shkolla e mendimit ndryshe në PS”, Bushati tha se për këtë duhet të pyesni të tjerë persona.