E papritur, Ilda Bejleri ikën nga SuperSport?

374

Pas lajmeve mbi lëvizjet e fundit në Digitalb, duket se zhurmën më të madhe do ta bëjë largimi i një prej figurave më të rëndësishme të kësaj paltforme.

Sipas revistës Story, Ilda Bejleri, imazh i Digitalb dhe prej 11 vjetësh gazetare sportive është larguar nga ky institucion.

Ilda Bejleri njihet si një nga moderatoret me më shumë fansa në rrjetet sociale dhe ajo numëron me dhjetëra programe të drejtuara gjatë 11 viteve përvojë në SuperSport.

Ikja e saj, duket e papritur pas daljes së figurave me rastin e 15 vjetorit të Digitalb në programin E diell.

Se çfarë ka ndodhur në të vërtet mbetet për t’u parë në vijim.