Arrestohet Kryetari i Njësisë Administrative

71

Policia ka zhvilliar një operacion kundër informalitetit, evazionit në turizëm dhe ndërtimeve pa leje në plazhin e Darzezës në Fier.

Në pranga ka përfunduar Kryetari i Njësisë Administrative Dërmënas dhe një shtetas tjetër për Ndërtim pa leje dhe Shpërdorim detyre

Pas një kontrolli të ushtruar në plazhin e Darzezës, bënë ndalimin e shtetasve:

D.Sh, 50 vjeç, banues në Darzezë Kryetar i Njësisë Administrative Dërmënas dhe shtetasi me iniciale A.Sh, 43 vjeç, banues në Cakran.

Kreu i njësisë administrative në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapsirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontrat qeraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh.