Akuzohen për korrupsion, ndëshkohen 5 efektivë policie

282

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 5 punonjës policie dhe 1 shtetas tjetër të akuzuar për korrupsion.

Në përfundim të aplikimit të metodave speciale të hetimit janë grumbulluar prova paraprake, mbi bazën e të cilave Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masat e sigurimit për secilin nga të akuzuarit.

Arrest me burg për punonjësin e policisë F.XH 58 vjeç, nga Tirana;
Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile fëmijë nën moshën 3 vjeç caktimin e masës së sigurimit personal Arrest shtëpiak për punonjësen e policisë A.M 25 vjeçe, nga Tirana

Arrest në shtëpi për punonjësin e policisë B.A. 48 vjeç, nga Tirana;
Pezullim i ushtrimit të detyrës për punonjësin e policisë E.K 28 vjeç, nga Tirana
Pezullim i ushtrimit të detyrës për punonjësin e policisë F.D 38 vjeç, nga Tirana

Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.L., 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të Korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike.