Makina përplas motorin dhe biçikletën, dy të plagosur në Shkodër

367

Dy persona janë plagosur mesditën e kësaj të hëne si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Shkodër.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, fshati Beltojë, Shkodër, mjeti motor tip Yamaha, drejtuar nga shtetasi M. S. 31 vjeç, banues në fshatin Mabë, Lezhë, është përplasur me mjetin tip Renault, që drejtohej nga shtetasi N. Gj. 27 vjeç.

Ndërkohë informacionet bëjnë me dije se gjatë rrëzimit të motorit është aksidentuar edhe biçiklisti D. Gj. 32 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër i cili bashkë me drejtuesin e motorit u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.