Ermal Mamaqi lajmëron xhirimet e filmit më të ri.

290

Ermal Mamaqi ka lajmëruar xhirimet e një filmi të ri me anë të një fotoje të publikuar në Instagram, ku nuk kanë munguar si çdo herë tjetër komentet e shumta nga ndjekësit e tij, të cilët kësaj here janë kapur pas pamjes të moderatorit.

Ermali shfaqet me flokë ngjyrë të kuqe, syze dhe mustaqe, ndërsa krah saj ka pohuar se është gati të thyejë një rekord të ri me veten e tij.

Çkemi miq? Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Gati për të thyer një tjetër rekord, vetes. Ermal modesti, ka shkruar ai krah postimit të tij në rrjetet sociale.

Disa prej personazheve VIP të estradës shqiptare kanë nisur ta komplimentojnë për pamjen e tij, ndërsa të tjerë i kanë uruar suksese.

Kujtojmë se filmi më titull 2 Gisht Mjaltë, traileri i të cilit u publikua në muajin shkurt të këtij viti, theu rekorde shikueshmërie brenda vendit, por dhe jashtë tij.