Era Rusi rrëfen se si zbuloi tradhtinë e të dashurit.

1159

Era Rusi është një nga këngëtaret më të komentuara të showbizit shqiptar, por jeta e saj private gjithmonë ka qenë larg mediave dhe portaleve, gjë që ka shtuar akoma më shumë kuriozitetin tek publiku.

Ajo ka qenë e ftuara speciale e emisionit E Diell ku ndër të tjera, ka folur dhe për tradhtinë e të dashurit të saj. Unë nuk jam natyrë grricëse, por Zoti mi sjell vetë gjërat, pohon Era.

Një ditë më ishte fikur telefoni, por më duhet të shkoja në koncert. Ia marr telefonit shokut tim dhe i kërkoj atij të marrë disa tualete tek makina kur ndërkohë vjen një përgjigje nga një numër që nuk e njihja ku shkruhej mirë faleminderit. Aq desha unë, është shprehur Era.

Unë e kam shtëpinë në kat të shtatë dhe shoku e ka bërë rrugën për 30 sec nga sikleti. Kur ai erdhi lart, unë nuk reagova dhe ia ktheva mbrapsht telefonin.

Kur mbërrij afër vendin të koncertit, i kërkoj sërish telefonin dhe gjejeni pak, mesazhi nuk ekzistonte më. Hë ma sqaroni pak përse e kishte fshirë?, ka vazhduar këngëtarja rrëfimin e saj.

Me siguri kjo situatë ka qenë e vështirë, megjithatë Era ia doli ta ndante eksperiencën e saj me të gjithë publikun, pa zbuluar më shumë detaje seç duhet.