Ushqimet që duhet të konsumoni për të kuruar aneminë.

387

Më poshtë ju tregojmë pesë ushqime të pasura me hekur që mund ti shtoni në dietën tuaj.

Sipas dietologëve trupi thith dy deri në tre herë më shumë hekur nga kafshët sesa nga bimët. Sipas mjekut të famshëm Isabel Smith, mishi i bardhë i gjoksit të pulës është një ushqim shumë i mirë për të kuruar aneminë, pasi kështu konsumoni proteinat e gjakut nga kafshët.

Për të marrë të paktën 22 përqind të sasisë së rekomanduar të përditshme të hekurit, shtoni mish të kuq në dietën tuaj. Për të maksimizuar përfitimin e hekurit, hani mish duke e shoqëruar me ushqime të pasura me vitaminë C, si domate, speca të kuq, luleshtrydhe, portokall, lakër të bardhë dhe brokoli.

Ka dy lloje hekuri Hekuri Heme që vjen nga burimet e kafshëve dhe hekuri jo heme që vjen nga burimet bimore. Nëse mbështeteni te hekuri jo heme, do tju duhet të rrisni sasinë e konsumuar nga produktet ushqyese që të siguroheni se po merrni mjaftueshëm hekur. Një burim i mirë me hekur është spinaqi i gatuar dhe i pagatuar. Spinaqi i gatuar do të ndihmojë trupin tuaj të absorbojë më mirë ushqyesit që ofron.

Një filxhan spinaq i gatuar ka rreth 6 mg hekur, si dhe proteina, fibra, kalcium dhe vitamina A dhe E. Megjithëse spinaqi nuk është gjithmonë i preferuar për t’u konsumuar, sidomos nga fëmijët, prandaj ajo që mund të bëni është të gjeni receta të mira, si për shembull lazanja me perime.

Arrat dhe farërat janë shumë të mira për tu konsumuar, pasi ato përmbajnë yndyrna dhe proteina të shëndetshme. Farat e kungujve dhe fistikat janë të pasura me hekur dhe shumë të shijshme në konsumim. Në fakt, rreth 28 gramë fistika do t’ju ofrojnë 6.1 përqind të hekurit që keni nevojë çdo ditë.

Soja, fasulja e kuqe dhe bishtajoret e tjera janë të gjitha të pasura me hekur, acid folik dhe vitaminë C. Thjerrëzat janë një bishtajore me veti të shumta, ato janë të shijshme si një përbërës i gjellës ose si pjesë e një vakti kryesor pa mish. Një filxhan thjerrëza të gatuara përmban 7mg hekur 16g fibra dhe 18g proteina.