Leonora Jakupi zbulon 2 maskat e bukurisë që bën në shtëpi.

417

Leonora Jakupi është ajo lloj artisteje që elegancën e ka karakteristike dhe duket sikur vitet i kanë ndalur e ajo vazhdon të jetë po njësoj e freskët dhe sharmante.

Leonora ka folur si rrallë herë edhe për kujdesin që ushtron ndaj vetes dhe lëkurës së saj. Në intervistën e dhënë për emisionin Mirage, ajo ka treguar se nuk fle kurrë me make up edhe nëse koncerti mbaron në orët e para të mëngjesit e se në kushte shtëpie ka 2 maska që i realizon shpesh.

Maska e parë maska me limon, e verdha e vezës dhe mjaltë. Kjo maskë mbahet 10 minuta në fytyrë e më pas shplahet me ujë të bollshëm.

Maska e dytë një scrub i realizuar me të bardhën e vezës dhe sheqer që largon papastërtitë e lëkurës dhe qelizat e vdekura.