Lëngjet që sugjerojnë mjekët për të mbajtur larg sëmundjen e Demencës.

356

Ndonjëherë, shumica prej nesh mund të neglizhojnë shëndetin tonë mendor për mirëqenien fizike. Kur jemi të rinj, nuk i konsiderojmë gabimet e kujtesës të rrezikshme.

Gjërat që harrojmë, për shembull vendin ku kemi lënë çelësat ose kur nuk jemi në gjendje të kujtojmë se çfarë kemi në frigorifer, janë incidente të zakonshme që mund të ndodhin në çdo kohë. Ndërsa plakemi, të njëjtat episode kthehen në zakon të përditshëm.

Lëngu i karotës përmban ushqyes të ndryshëm, që mbështesin shëndetin mendor dhe funksionet njohëse. Karotat janë të pasura me kalium që nxit funksionimin normal të trurit, duke parandaluar goditjen në tru. Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i beta carotene, një substancë e njohur për rritjen e fuqisë së trurit.

Hulumtimet tregojnë se stresi oksidativ lidhet me rënien e funksioneve njohëse dhe përkeqësimin e trurit. Beta-carotene redukton stresin oksidativ, duke përmirësuar funksionimin e trurit.

Shega është e mbushur me antioksidantë, phytochemicals dhe komponimet e tjera që janë të dobishme për shëndetin mendor. Antioksidantët janë të dobishëm sepse mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikaleve të lira. Studimet kanë provuar se lëngu i shegës mund t’ju mbrojë edhe kundër sëmundjes së Alzheimerit.

Kakao gjithashtu përmban flavonoide, që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, duke ulur kështu rrezikun e goditjes. Ata ruajnë qelizat nga dëmtimet dhe përmirësojnë qarkullimin në tru. Flavonoidet në kakao janë të njohur për rritjen e vëmendjes dhe të kujtesës. Një studim zbuloi se individët që konsumonin kakao në baza ditore ndjenin një përmirësim të dukshëm në aftësitë e tyre të të menduarit.

Çaji jeshil gjithashtu njihet për dobitë shëndetësore. Hulumtimi i kryer në Kinë zbuloi se ata që konsumonin të paktën një filxhan çaji jeshil çdo ditë kishin shanse më të ulëta për t’u prekur nga demenca.

Çaji jeshil përmban dy antioksidantë dhe flavonoide duke ju mbrojtur gjithashtu nga rreziku i sëmundjes së Alzheimerit.