Mediat italiane po shkruajnë për shqiptarët që kanë bërë gjestin e rallë.

342

Disa ditë më parë në Itali ndodhi një aksident i rëndë, ku humbën jetën katër të rinj. Të rinjtë ishin duke udhëtuar dhe aksidenti i tyre rezultoi fatal edhe pse 5 shqiptarë nga Kosova bënë të pamundurën për tu shpëtuar jetën viktimave. Shqiptarët janë cilësuar nga mediat italiane si heronj sepse ata kishin parë një makinë që kishte rënë poshtë në det dhe kishin bërë të pamundurën për ti shpëtuar.

Shqiptarët janë  Laurat Hoti, Florim Bytyci, Lulzim Bytyci, Ilir Lekaj, Burim Kuci. Edhe pse ata bënë gjithçka që kishin në dorë dhe madje rrezikuan edhe jetën e vetë nuk mundën t’ia dilnin të shpëtonin të rinjtë.

 Corriere della Sera ka shkruar për ata

Janë njerëz të urtë, Laurati është tridhjetë vjeç, e ka një fëmijë tetëmuajsh, por fytyra e shënuar dhe duart e punëtorit e bëjnë të duket shumë më i pjekur. Punon si restaurues në Venecia. Shkurt, bëj punë të ndryshme, përpiqet t’ia ul rëndësinë vetes. Ajo që të bie në sy te të gjithë është përulësia. Vërtet çdokush do ta bënte një gjë të tillë, është thjesht instinkt ,thotë Laurati  është ende i vogël, por në atë moment kam menduar për fëmijën tim. Na është dashur goxha punë për ti hapur dyert, pastaj nëpër terr i kemi kërkuar dhe i kemi prekur, ishin të palëvizshëm. Habiten nga mikrofonat e televizioneve që i përcjellin, rrinë gjithmonë bashkë, flasin pak dhe buzëqeshin me trishtim. Të gjitha ato falenderime i turbullojnë.