Janë ndarë apo jo?! Detaj i Kejsit sapo na bëri lëmsh të gjithëve [FOTO]

345

Lajmi i ndarjes së tyre ka qarkulluar nëpër portale prej disa ditësh dhe e kemi fjalën për Stresin dhe Kejsin. Pas daljes nga burgu stresi i ka dhënë fund lidhjes së tyre dhe çdo ditë zbulohen fakte të reja, të cilat shpesh herë na kanë bërë edhe lëmsh.

Ata kanë fshirë nga rrjetet sociale fotot e tyre, madje nuk ndiqen as në Instagram. Disa ditë më parë Stresi publikoi në Instagram një video ku shfaqej i rrethuar nga vajza dhe herë pas here ata postojnë statuse me kunja për njëri tjetrin.

Së fundmi, Kejsi ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit e cila shfaqet mjaft simpatike, por ajo çfarë na ra më shumë në sy ishte varësja e saj prej floriri me inicialin A që lidhet me emrin e vërtetë të Stresit, Arkimed.

Nuk e dimë nëse bukuroshja ka ndonjë të afërm që e ka përzemër me shkronjën A, apo është për Stresin, ku ata vazhdojnë historinë e tyre të dashurisë. Këtë gjë do ta mësojmë në ditët në vazhdim përmes postimeve të tyre duke zbuluar detaje të reja.