I vodhi dy varëse floriri një gruaje, kapet pas disa minutash

336

Policia e Fierit arrestoi në flagrancë një shtetas i cili I vodhi me dhunë dy varëse floririt një shtetaseje.

Fillimisht forcat e rendit morën një telefonate për ndihmë nga një grua, se në lagjen Bishanak Fier një shtetas rreth 40 vjeç i ka marrë me forcë nga qafa dy varëse floriri dhe është larguar me vrap.

Policia u vu menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ku pas disa minutash ndjekje kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale M.L, 40 vjeç, banues në Fier.

Në momentin e kapjes hajdutit, iu gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi Policinë për ndihmë.

Por 40 vjecari rezulton autor i grabitjes edhe të 8 vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit , të gjitha të dokumentuara ligjërisht, më konkretisht

Në datë 20.04.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen 1 Maj.
Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.