Shkarkohet një tjetër gjyqtare që ishte kandidate për në Kushtetuese

329

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykates e Tiranes Anila Guri ( Kristani) per shkak te problemeve me kriterin e pasurise.
Ajo ishte kandidate edhe per te qene anetare e Gjykates Kushtetuese.

Gjate raportit mbi kriterin e pasurise gjate seances degjimore u be e ditur se gjyqtarja Guri nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë.
Trupa gjykuese që shqyrtoi çështjen përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Alma Faskaj relatore dhe Suela Zhegu anëtare.

Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) e ka nisur karrierën e saj në korrik të vitit 1996 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku shërben prej më shumë se 23 vitesh. Ajo është kandidate për një pozicion në Gjykatën Kushtetuese.

Relatorja e çështjes, Alma Faksaj u shpreh se Komisioni e kishte përfunduar hetimin për gjyqtaren Guri për të tri kriteret, atë të deklarimit të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit, por nga relacioni u duk se KPK ishte fokusuar te pasuria e gjyqtares.

Problemi kryesor tek pasuria lidhej me një banesë tre katëshe+bodrum në Tiranë, të ndërtuar në vitin 1998 në një truall me sipërfaqe 1000 m2, dy vjet para lidhjes së martesës mes bashkëshortëve Guri, teksa Komisioni kishte vërejtur mospërputhje mes deklaratës së vitit 2003 dhe asaj veting.