Pushtetarët zbritën nga mali me pantallona doku dhe u kthyen në miliarderë.

336

Tre dekada më parë zbritën nga mali me çizme gome dhe pantallona doku, ndërsa sot janë shndërruar në njerëzit më të pasur të Shqipërisë, jo për shkak të biznesit, ideve dhe talentit, por për shkak të vjedhjes, duke u bërë pjesë e politikës dhe drejtësisë. Ky është sot modeli i pushtetarit shqiptar. Nëse në botën demokratike njerëzit pasurohen përmes bizneseve të suksesshme dhe talentit, në Shqipëri pasurohen politikanët dhe njerëzit e drejtësisë, pa pasur asnjë biznes. Vetëm me rroga shteti, disa prej tyre kanë bërë hotele, pallate, karburante etj.

Për shembull, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në gjsmën e viteve ’90, kishin vetëm një golf dysh dhe një dhomë në apartamentet e prindërve. Sot, Monika ka pallat. Sot Meta dhe Monika kanë deklaruar një pasuri me vlerë mbi 10 milionë lekë, ndërsa pasuria e fshehur brenda dhe jashtë vendit mendohet se kap vlerën e një buxhati shteti. Meta dhe Monika nuk kanë asnjë biznes, por vetëm rroga shteti.

Gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari, zbriti tre dekada më parë në Tiranë me shapka. Sot, me të ardhura bazë pagën dhe pensionin e bashkëshortit të ndjerë, ka bërë pallat. Ish kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia nga frika e Vetingut, ka bërë hotel me vlerë mbi 500 mijë USD. Paratë për ndërtimin e hotelit thotë ja ka dhënë babai, motra etj. Justifikime qesharake, ndërsa drejtësia nuk ka vepruar ende për t’ja konfiskuar.

Edhe Arben Ahmetaj, ka një pallat në emër të gruar në Selitë, me vlerë të papërcaktuar. Vangjush Dako ka një pallat 11 katësh në Durrës. Dako nuk ka deklaruar asnjëherë se ku i ka marrë paratë për ndërtimin e pallatit, ndërsa drejtësia hesht. Të gjithë këta zyrtarë që kanë pallate dhe hotele, kanë sigurisht edhe pasuri të tjera, me burim të dyshimtë. Të gjithë këta pushtetarë do të jenë një provë e madhe për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorinë e Posaçme.

Petrit Fusha, hotel 500 mijë USD në fshatin Mjull-Bathore në Tiranë, tokèn thotë se ja ka falur daja, paratë ca i ka dhënë babai dhe ca motra, dhe një pjesë kredi. Fatmira Hajdari pallat me 10 kate, pa leje në Tiranë. Si të ardhura bazë ka pasur vetëm pagën e saj dhe një pension për ish bashkëshortin Azem Hajdari. Gjin Gjoni rezidencë me vlerë 700 mijë euro, më pas ka revokuar kontratën.

Vangjush Dako, pallat 11 katësh me sipërfaqe totale 3,640 m2 me vlerë 72,000,000 lekë në Durrës, nuk ka të dhëna për burimin financiar të investimit të bërë për ndërtimin e këtij pallati. Monika Kryemadhi pallat në Tiranë, nuk e ka deklaruar asnjë herë vlerën. Arben Ahmetaj, pallat në emër të gruas në Selitë, me vlerë të papërcaktuar.

Eduart Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit, pronar i 45 apartamenteve në Lezhë, pronar i 37 bodrumeve në Shëngjin. Gjon Gjonaj, kryetari i Bashkisë Pukë, ka Hotel Turizmin në Pukë, vlera 1.6 milionë. Kryeprokurorja e Korçës Irma Balli karburant në Korçë. Shkëlzen Selimi, ish anëtar Gjykatës së Lartë, karburant në Vlorë.

Guzim Zenelaj, pallat me 18 apartamente në Shëngjin. Luan Duzha bashkëpronar i një pike karburanti. Omer Mano pike karburanti në Fier 56 shtëpi, zyra dhe dyqane. PAMFLETI