Ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti

390

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, reagoi edhe Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ai lidhur me këtë gjë tha se Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.

Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.
Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes, shkroi Majko.