Tuna shtatzënë për herë të dytë? Detaji që i bën të gjithë të dyshojnë.

349

Si një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, këngëtarja e njohur Tuna është rikthyer fuqishëm në muzikë pas një pauze të shkurtër.

Sigurisht, ardhja në jetë e djalit të saj Tianit, nga historia e dashurisë me Patris Berishën ishte ngjarja më e madhe në jetën e artistes që mori gjithë vëmendjen, por edhe përkushtimin absolut nga ana e saj si mama për të parën herë. Por, tashmë me rikthimin bindshëm në muzikë, në hite të reja dhe koncerte, Tuna është doemos protagonistja e shtypit rozë për momentin.

Shkas për të shkruar sot për të u bë pikërisht fotoja e fundit që këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale. Duke ditur që Tuna ka një super trup, është gjithnjë në formë ideale fizike për shkak të kujdesit që tregon për veten, me regjim strikt ushqimor dhe dedikimin në palestër, në foton e fundit ka një detaj që i ka bërë thuajse të gjithë të dyshojnë, sidomos fansat e saj.

Barku disi më i fryrë që duket në veshjen e verdhë, i ka shtyrë ndjekësit e saj virtual që ti shkruajnë direkt për këtë detaj që na bën të gjithëve të hamendësojmë se artistja është në pritjen e ëmbël, sërish.

Deri tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e këngëtares.