Lëvizje në Ministrinë e Brendshme, emërohet sekretari i përgjithshëm.

364

Nga sot Plarent Ndreca do të mbajë postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Ndreca zë vendin e Dritan Palnikajt i cili ka mbajtur më herët këtë post.

Plarent Ndreca ka mbajtur më herët postin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Arsimit.

Ndërsa, më pas ka qenë edhe sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit të drejtuar nga Blendi Klosi.