Kryebashkiakët çojnë në Gjykatë Kushtetuese 30 qershorin

332

Krerët e bashkive të opozitës do të padisin në Gjykatën Kushtetuese procesin e votimeve të 30 qershorit. Padia është bërë në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Në orën 14:30 Voltana Ademi, në cilësinë e Kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë do të jetë në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar një kërkesë në emër të kësaj shoqate mbi votimet antikushtetuese të 30 qershorit – njoftoi sot PD.

Pritet që kryebashkiakët të kërkojnë rrëzimin e votimeve dhe për pasojë përsëritjen e tyre në gjithë vendin.

Gjykata Kushtetuese ende nuk është në funksion, por duket se kjo çështje do të jetë ndër të parat që do të marrë në shqyrtim, me konstituimin e saj.