Federata Botërore e Xhudos vendos t’i ndërtoj statujë Majlinda Kelmendit

355

Trajneri i xhudos, Driton Kuka e ka konfirmuar që Majlinda Kelmendit do t’i ngritet një statujë e bronztë.

Këtë gjë Kuka e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhojë artistët më të njohur në Botë për të punuar statujën e bronztë për Kampionen tonë Olimpike

Ky është postimi i plotë i Kukës

Çdo gjë do kryhet sa i përket anës financiare nga Federata Botërore, unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në vendin tonë.

Shpresoj që për Majlindën të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryeveprën që do vijë nga New York së shpejti ka shkruar Kuka.