Cilat janë dobitë e nektarinave?

331

Nektarinat janë frutat më të preferuara për secilin njeri.

Këto fruta me kalori të ulët mund të mburren me numër të madh të ushqyesve

Nektarina është një frutë e shijshme, e cila i takon familjes së pjeshkave dhe të kumbullave.

Dallohen për ngjyrën e brendshme të frutës, prandaj ekzistojnë lloje të verdha, të bardha dhe të kuqe. Këto fruta me kalori të ulët mund të mburren me numër të madh të ushqyesve. Janë përplot me vitamina A, C, E, K, B1, B2, B3, B6, B9 (acid folik). Janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve të kalciumit, kaliumit, magnezit dhe fosforit, transmeton “zëri.info”.

Ushqyesit që gjenden në nektarinë janë të shkëlqyeshëm në parandalimin e shumë problemeve shëndetësore, si: në mbrojtjen e zemrës dhe të enëve të gjakut, në forcimin e imunitetit, në mbrojtjen e shëndetit të syve, në përmirësimin e tretjes, ndihmojnë në humbjen e peshës, në ruajtjen e shëndetit të lëkurës, si dhe mbrojnë shtatzëninë.

Kanë nivel të lartë të fibrave ushqyese, si dhe shumë antioksidues.