Si ti shpëtoni erës së keqe të këmbëve?

381

Ndonëse jemi në stinën që eleminon çorapet, era e keqe e këmbëve bëhet aq e pashmangshme sa jo pak herë, vendosemi në situata të sikletshme.

Mos vishni të njëjtat këpucë dy ditë rresht. Pavarësisht që ato mund të jenë këpucët tuaja të preferuara, duhet t’i lini të ajrosen të paktën për një ditë.

Lajini këmbët me kujdes. Porsa të hiqni kepucët, filloni direkt t’i lani atopër të hequr bakteret, të cilat shtohen vazhdimisht. Fërkoni mirë pjesën e shputës dhe pjesën midis gishtave.

Qymyri ndihmon këpucët të marrin frymë. Fuqia e qymyrit nuk është e vlefshme vetëm për fytyrën, por edhe për aromatizimin e këpucëve.

Aplikoni një pudër pluhur
Mbushni një filter të papërdorur kafeje me pluhur dhe vendoseni brenda në këpucë. Lëreni aty për një natë, brenda të këpucëve dhe hiqeni ditën tjetër.

Qese dhe frigorifer
Futini në një qese plastike dhe këtë të fundit vendoseni brenda në frigorifer. Temperaturat e ulëta do eliminojnë bakteret dhe do heqin erën e keqe.

Spërkatini me alkool. Mbushni një shishe ku më parë keni patur detergjent për xhamat dhe spërkatini në brendësi këpucët.