Sa i rrezikshëm është aplikacioni që ka fiksuar të gjithë njerëzit?

418

I gjithë Instagram është fiksuar pas FaceApp, aplikacion i cili ka ngjallur sa kuriozitet tek njerëzit aq edhe dyshime. Ky program, përdor inteligjencën artificiale për të ndryshuar fotot e njerëzve, së fundmi kushdo mund të shohë si do të duket 60 vite më vonë. Por sa të sigurtë jemi?

A është vërtetë i rrezikshëm ky program dhe ku përfundojmë fotot që ne ngarkojmë në FaceApp? Kur përdoruesit ngarkojnë atje një foto për ta ndryshuar dhe për ta parë si duket, nuk dihet më çfarë ndodh me fotot tona pas kësaj. Shumë besojnë se fotot personale të kujdo përdoren edhe më tej, pa miratimin e përdoruesit.

Ky aplikacion ka aftësinë të përdorë fotot tona në çdo mënyrë pa i kthyer ato tek përdoruesit. Praktikisht, kjo do të thotë që gjithë fotot që ju ngarkoni tek ky aplikacion mund të duken private, por më vonë FaceApp mund ti përdorë publikisht në mënyra të ndryshme.

Përveç kësaj në politikat e kompanisë bëhet e qartë se ajo mund të mbledhë informacion nga celulari juaj dhe ta përdor më pas për reklama apo forma të tjera marketingu.

Ndonëse vetëm ditët e fundit filtri i plakjes ka pushtuar rrjetin ky aplikacion ekziston prej kohësh. Të njëjtat diskutime u bënë që kur doli për herë të parë 2017. Gjithsesi kureshtja gjithnjë e ka mundur frikën, kështu që, fenomeni do të vazhdojë edhe për pak.