Ja si ta kuptoni se vuani nga artriti.

438

Artriti është një term që grupon më shumë se 100 sëmundje dhe çrregullime të ndryshme autoimunitare që shkaktojnë dhimbje, ngurtësim dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve. Sëmundjet autoimunitare zakonisht kanë të bëjnë me një sistem imunitar që sulmon organizmin. Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve

Format më të përhapura të artriti janë osteoartriti, reumatizma dhe fibromialgjia. Secila prej sëmundjeve në fjalë ka shenja dhe simptoma karakteristike por që në disa raste ndërthuren me njëra tjetrën. Përveç simptomave të dukshme që prekin kyçet, këto sëmundje si artriti apo reumatizma manifestohen edhe me simptoma të tjera.

Të gjithë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje ndihen tepër të lodhur. Lodhja është simptomë kryesore e shumë sëmundjeve autoimunitare.

Artriti reumatoid shkon përtej dhimbjes së kyçeve. Njerëzit e prekur prej tij ndihen sikur janë të sëmurë nga diçka më e madhe sepse ndihen më të lodhur dhe në agoni.

Nëse vini re një rënie të masës muskulare ose forcës dhe qëndresës, duhet të konsultoheni me një mjek. Rënia e masës muskulare zakonisht ndodh një vit pas shfaqjes së sëmundjes.

Studimet thonë se depresioni është nga dy deri në katër herë më i përhapur te pacientët me artritit reumatoid. Kjo ndodh sepse inflamacioni ndikon edhe sistemin nervor.

Ndonjëherë, sëmundja shfaqet edhe me irritim dhe përtharje të syve dhe të gojës. Artriti reumatoid shkakton inflamacion edhe të gjëndrave të pështymës dhe lotit.

Inflamacioni prek edhe enët e gjakut dhe shkakton edemë të lëkurës. Kur inflamacioni ndikon tek nervat, gjymtyrët mpihen ose dobësohen. Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, mushkërive apo sistemit tretës.