Ademi: Prisni se do të ketë zhvillime.

382

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka depozituar sot në prokurori një kallëzim penal kundër katër KZAZ në këtë bashki, 2,3,4 dhe 5 për krime zgjedhore për procesin e 30 Qershorit, zgjedhje të cilat opozita jo vetëm i bojkotoi, por tentoi edhe ti bllokonte.

Ademi kallëzoi sipas saj parregullsitë e konstatuara gjatë procesit të votimeve. Pas daljes nga prokuroria, kryebashkiakja e Shkodrës deklaroi se qytetarët presin drejtësinë. “Kuptohet që prokuroria duke hetuar mund të shohë edhe vepra të tjera, por ne i kemi dorëzuar faktet që kemi. Sot njerëzit duan që drejtësia të bëhet realitet” tha ajo.

E pyetur nëse në datë 13 Gusht do ia lirojë zyrën kryetarit të ri të zgjedhur në 30 Qershor, Valdrin Pjetri, ajo u shmang duke thënë se Zhvillime të tjera priten prandaj mendoj që tia lëmë secilës ditë zhvillimet, tha ajo.

Mes bashkisë së Shkodrës dhe policisë së shtetit ka pasur një luftë padishë në gjykatë për procesin zgjedhor të 30 Qershorit, pasi me urdhër të Voltana Ademit u mbyllën shkollat ku ishin vendosur KZAZtë, ndërsa u hapën me forcë.