Rritet bilanci i të lënduarve nga shpërthimi në ish bllok

458

Katër persona kanë mbetur të plagosur mesditën e kësaj të hënë në zonën e ish-bllokut, si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një dyqan tullumbacesh për organizimin e eventeve.

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Vaso Pasha, si pasojë e shpërthimit të dy bombolave me helium që përdoren për fryrjen e tullumbaceve.

Të plagosur mbetën, tre vajza që ndodheshin brenda dyqanit dhe një djalë. Ky i fundit, ishte në një argjendari që ndodhet ngjitur me dyqanin e tullumbaceve, e cila gjithashtu pati dëme të konsiderueshme materiale.

Ndër të tjera mësohet se bombola e parë ka shpërthyer teksa një nga vajzat punonjëse ka qenë duke fryrë disa tullumbace, dhe menjëherë ka shpërthyer edhe bombola e dytë.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij shpërthimi.