Përse themi shëndet sa herë teshtin dikush?

346

Sa herë që teshtijmë njerëzit thonë shëndet. Por asnjëherë nuk e kemi menduar se cila është arsyeja që e thonë. Ky nuk është një zakon të cilin e përdorin vetëm në Shqipëri por në shumë vende të botës.


Edhe pse në disa vende ndryshon, si përshembull, në Britaninë e Madhe kur dikush tështin, thuhet bless you, që do të thotë bekime. Pra ndryshon fjala por kuptimi është thuajse i njëjtë, personi që teshtin i urohet të ketë shëndet.

Teshtima e ka origjinën që në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi. Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë.

Kjo është arsyeja përse sa herë që dikush teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit. Që prej asaj kohe, njerëzit vazhdojnë të urojnë shëndet sa herë që dikush teshtin, edhe pse në fakt shumë pak prej nesh e dinë përse e bëjmë këtë veprim.