Përplasen dy makina, plagosen 7 persona

393

Shtatë persona janë plagosur mes tyre 3 fëmijë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin nacional Kakavijë – Gjirokastër, në afërsi të Dervicianit.

Informacionet bëjnë me dije se gjashtë persona nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur prej të cilëve një fëmijë rreth 5 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë.

Uniformat blu bëjnë me dije se pranë fshatit Dervician janë përplasur dy automjete tip Benz me drejtues shtetasin K.K 55 vjeç, banues në fshatin Goranxi, Dropull dhe mjeti tjetër me drejtues shtetasin R.T. 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur personat që ndodheshin në makinën me drejtues 44 vjeçarin. Sipas policisë të plagosurit janë shtetasit R.T 29 vjeçe, K.T 7 vjeç A.T 3 vjeçe, A.P 59 vjeç dhe V.P 56 vjeçe, të gjithë banues në Elbasan.

Fatmirësisht të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.