Opozita e re votë pro drejtësisë

267

3 vjet pas miratimit te reformës ne drejtësi, mazhoranca ka ndërhyre ne ligjet baze te kësaj reforme. Komisioni i Ligjeve fale opozitës se re, ka miratuar ndryshimet ne dy prej ligjeve baze te reformës ne drejtësi ligji per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë.

Qe prej 22 korrikut te vitit 2016 prekja e ligjeve te reformës ka qene nje teme tabu pavarësisht këmbënguljes se PD per ndryshimin e tyre, por tani qe PD e LSI janë jashtë parlamentit duket se kjo tabu ka rene dhe mazhoranca ka paralajmëruar ndryshime te tjera.

Takohemi ne mbledhje te tjera per ndryshimin e ligjeve te reformës ne drejtësi ne na lind nevoje per ndryshime gjate zbatimit te saj.

Ndryshimet ne këto dy ligje u diktuan nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila 2 vjet me pare i rrezoi ato pjesërisht. Por qe prej vitit 2017 mazhoranca e kishte te pamundur te ndërhynte pasi PD e kushtëzonte votën e saj me ndryshime me te thella ne reformën ne drejtësi.

Tashme qe opozita ka dale jashtë parlamentit, mazhoranca nuk ka me asnjë problem per te kaluar çdo ligj me 84 vota, përfshi edhe ligjet e reformës ne drejtësi.