Individë të palicencuar bëjnë udhëtime të rrezikshme

338

Tragjedia në kanionin e Holtës ne Gramsh ku humbi jetën nje vajze 25 vjeçare është një kambanë alarmi mbi guidat turistike që operojnë në vend.

Të dhënat tregojnë se vetëm 20 % e tyre janë të licencuara dhe të trajnuara për të ofruar shërbimin në zona të rrezikshme. Pjesa tjetër funksionojnë në mënyrë informale edhe pse ligji i detyron të licencohen.

Sipas kreut të Federatës Shqiptare të Rafting janë një sërë konionesh si ato në Osum, Erzen, Langaricë, Nivicë etj që aktivitetet turistike duhet të kryhen nëpërmjet guidave profesionale dhe jo në mënyrë individuale.

Përgjegjësia kryesore mbetet te drejtoria e zonave të mbrojtura të cilat duhet të ndalojnë turet individuale, me qëllim rritjen e sigurisë.

Raste e aksidenteve me pasoja te renda ne destinacionet e rrezikshme kane qene te shpeshta vitet e fundit.