Air Albania së shpejti nis fluturimet drejt Europës.

380

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se shumë shpejt Air Albania do të nisë fluturimet me destinacione në Europë.

Rama ka shpërndarë një mesazh të një qytetari i cili kishte mbetur shumë i kënaqur me shërbimin e avionit të ‘Air Albania’ për në Stamboll. Sipas mesazhit të qytetarit që i ka shkruar Ramës, kishte dëgjuar fjalë negative për Air Albania por në momentin që kishte udhëtuar ishte surprizuar me atë që kishte gjetur.

Ndër të tjera qytetari tregon se së bashku me të në avionin e ‘Air Albania’ ishte edhe Rudy Giuliani-n, ish-Kryebashkiaku i Nju Jorkut ku sipas mesazhit të dërguar Ramës edhe ai kishte mbetur shumë i kënaqur me shërbimin e Air Albania.

Statusi i plotë i Ramës:

I nderuar Z. Kryeminister, une udhetoj ne gjithe boten, por ishte hera e pare qe me rastisi te udhetoj per ne Stamboll me Air Albania. Pasi kisha degjuar statuse negative nga personazhe te ndryshem neper rrjetet sociale, isha i pregatitur shpirterisht qe mbase ne bord nuk do na sherbenin as uje. Por surpriza ime dhe e gjithe familjes time ishte e madhe qe ne momentin qe hipem ne avion, nje Airbus i ri, super komod, me hapesira mes sediljeve, pushuese per kembet, e gjithfare komoditetesh, qe edhe pasagjeret ne klasen ekonomike te udhetonin sa me mire. Te mos flasim per sherbimin ne bord, ku na u servir ushqim i ngrohte, i fresket, teper i shijshem, i servirur bukur ne tabaka. Stjuardesat shume te sjellshme na flisnin shqip, dhe kudo ishte mbishkrimi Air Albania.

U ndjeme shume krenare per kete gje ne dukje te parendesishme, por qe i shton vlere vendit tone te vogel e na ben te ndihemi mire fakti qe edhe nje udhetar i huaj mund te shijoje nje udhetim komod madje shume me komod se ne shume linja me emer te madh boteror, ne nje avion shqiptar e te thote: Bravo Shqiperia. E per fat me ne ne avion ishte duke udhetuar edhe i madhi Mr. Rudy Giuliani, e jam i bindur edhe ai ka mbetur i impresionuar nga udhetimi me linjen ajrore shqiptare.

Komplimente Z. Kryeminister, pasi kjo ishte iniciativa juaj dhe e di qe ky opinion i sinqerte do t’ju beje te ndiheni mire edhe ju! Ju urojme pune te mbare dhe sa me shume suksese te tilla! Me respekt, Badush Kajtazi, Xhoana Milloshi dhe Glauk.