Si të shmangim alergjitë e verës

363

Ashtu si dhe në pranvera dhe në verë alergjitë janë prezente në jetën tonë. Mund të kemi alergji nga poleni, nga dielli, nga kafshimi i insekteve e shumë të tjera.

Shmangia e shkaktarëve të alergjive

Qëndroni brënda kur nivelet e smogut dhe të polenit janë të larta.

Mbani dyert dhe dritaret e mbyllura. Ndizni kondicionerin për të mbajtur alergenet jashtë. Përdorni një pastrues ajri.

Pastroni shpesh filtrat e ajrit. Gjithashtu pastroni raftin e librave, oxhaqet dhe çdo vend ku mund të mblidhet poleni. Lani me ujë të ngrohtë rrugicat dhe mbulesat

Bëni dush, lani flokët dhe ndërroni rrobat sapo të futeni brënda.

Fshini me fshesë me korent por mos harroni të mbani një maskë gjatë pastrimit. Mbani një maskë kur kosisni barin.