Lenjani i jep fund beqarisë, martohet në fshehtësi

314

Futbollisti I kombëtares shqiptare Ermir Lenjani i ka dhënë fund beqarisë.

Lenjani është martuar me të fejuarën e tij, Herolinda. Ai ka organizuar një dasmë private me familjarët dhe rrethin e ngushtë shoqëror duke mos preferuar që ta bëjë publike.

Martesa e Lenjanit, është mësuar nga një foto në mediat sociale ku futbollishti vallëzon me bashkëshorten e tij.

Lenjani dhe Herolinda u fejuan dy vite më parë, 12 korrik 2017.