Lëkundet juglindja, sërish tërmet

367

Sërish lëkundje tërmeti në rajonin juglindor të Korçës.

Dridhjet e tokës janë ndier reth orës 13:35 minuta të ditës së dielë.

Rënia e tërmetit si zakonisht u ndie më e fortë në katet e larta të pallateve në pak fraksione sekondash.

Nuk raportohet se ku ka qënë epiqëndra e tërmetit, fuqia e të cilit besohet se nuk i ka kaluar 4 ballë.

Më tepër sesa lëkundjet relativisht të forta, për banorët e rajonit juglindor është rikthyer gjendja e pasigurisë nga përsëritja e vazhdueshme e tërmeteve.

Që nga data 1 qershor kur u regjistruan edhe lëkundjet më të forta dhe më të shpeshta, rezultojnë mbi 2300 rënie tërmetesh me fuqi mesatare dhe të lehta në Qarkun e Korçës.

Nga pasojat e mëparshme kanë mbetur të dëmtuara dhjetra banesa kryesisht në fshatrat Floq, Qafëzes dhe Vidohovë.